Raporti vjetor i Parlamentit Evropian për përparimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në rrugën drejt anëtarësimit në BE u miratua sot në Strasburg me 461 vota pro, 121 kundër dhe 107 abstenime. Ky është raporti i parë për përparimin e Maqedonisë së Veriut në procesin e integrimit evropian në tre vitet e fundit.Raporti shkaktoi tensione në Bullgari për shkak të përdorimit të formulimit “gjuha dhe identiteti maqedonas”, për të cilin u kërkua të shtohej para tij përcaktimi “bashkëkohor”, njofton BTA.
Në dokumentin e miratuar sot, janë hequr të gjitha referencat ndaj “gjuhës dhe identitetit maqedonas”, transmeton BGNES.
Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë publikoi një deklaratë, në të cilën thuhet se me këtë vendim, Parlamenti Evropian konfirmoi rolin e tij si një institucion i paanshëm dhe i pavarur, i angazhuar në vlerësimin e përparimit reformues të Maqedonisë së Veriut. Nga Ministria theksojnë se “përpjekjet për të përdorur institucionet evropiane për qëllime të brendshme afatshkurtra jo vetëm që ngadalësojnë procesin e anëtarësimit, por edhe minojnë besimin mes vendeve të rajonit.”
Lexoni më shumë mbi temën në arkivin e Radio Bullgarisë: