LAJME

Artikull

Kryetarja e parlamentit të Shqipërisë Elisa Spiropali është duke bërë një vizitë zyrtare në Bullgari

Mërkurë, 9 Korrik 2025, 15:02

Foto: Qendra e Shtypit e Kuvendit Popullor

Foto: Qendra e Shtypit e Kuvendit Popullor

Madhësia e shkronjave

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, mbërriti për një vizitë zyrtare dyditore në Bullgari, me ftesë të kryetares së Kuvendit Popullor të Bullgarisë, Natalija Kisellova. Elisa Spiropali u prit në aeroport nga kryetari i Grupit të Miqësisë Bullgari–Shqipëri, Hristo Terzijski, njoftoi shërbimi për shtyp i parlamentit bullgar.
Më 10 korrik, kryetarja e parlamentit të Shqipërisë do të vendosë një kurorë para Monumentit të Ushtarit të Panjohur. Më pas, ajo do të zhvillojë një takim zyrtar me homologen e saj bullgare në godinën e Kuvendit Popullor. Më vonë, të dy kryetaret e parlamenteve do të marrin pjesë në një forum të PanEuropa, ku Elisa Spiropali do të mbajë një fjalim.
Gjatë vizitës së saj në Bullgari, Elisa Spiropali do të zhvillojë takime edhe me presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev, si dhe me kryeministrin Rosen Zheljazkov.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Qendra e Shtypit e Kuvendit Popullor