Artikull
Të premten do të votohet mocioni i katërt i mosbesimit ndaj qeverisë së Zheljazkovit
Mërkurë 9 Korrik 2025 15:18
Mërkurë, 9 Korrik 2025, 15:18
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Kuvendi Popullor i Bullgarisë do të votojë të premten mocionin e mosbesimit ndaj kabinetit të kryeministrit Rosen Zheljazkov, për dështim në politikën e mjedisit dhe ujërave. Ky është mocioni i katërt me radhë i mosbesimit ndaj kësaj qeverie. Mocioni u paraqit nga partia më e vogël në parlament, "Veliçie", me mbështetjen e deputetëve nga "Vëzrazhdane" dhe koalicioni MEÇ.
Sot, deputetët zhvilluan debate më se katër orë mbi këtë propozim.
Dy votat e para të mosbesimit dështuan – njëri i iniciuar nga "Vëzrazhdane" për dështime në politikën e jashtme, dhe tjetri nga MEÇ për dështim në luftën kundër korrupsionit. Vota e tretë, që gjithashtu nuk kaloi, u mbajt më 4 korrik, me nismën e "Vëzrazhdane" dhe mbështetjen e "Veliçie" dhe MEÇ, për dështim në politikën fiskale të qeverisë.
Sipas Kushtetutës bullgare, kur një mocion mosbesimi ndaj Këshillit të Ministrave rrëzohet, nuk mund të paraqitet një mocion i ri për të njëjtën arsye brenda gjashtë muajve të ardhshëm.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA
Publikoi / Publikuan: БНР екип