SPORT

Artikull

Dy tenistë bullgarë në çerekfinale të “Wimbledon”-it për të rinj

Mërkurë, 9 Korrik 2025, 15:33

Aleksandër Vasilev

Aleksandër Vasilev

FOTO: ITF

Madhësia e shkronjave

Aleksandër Vasilev, i renditur me numrin 12 në skemën e turneut të hapur të Britanisë së Madhe për të rinj, u kualifikua për çerekfinalet e “Wimbledon”-it. Ai mundi Kijtën Hens (SHBA) me 7:6(5), 6:4 në një ndeshje që zgjati 1 orë e 37 minuta, duke regjistruar fitoren e tretë radhazi pa humbur asnjë set. Në çerekfinale, Vasilev do të përballet me Tajs Boogaard nga Holanda.

Иван Иванов

FOTO: ITF

Më herët gjatë ditës, edhe një tjetër bullgar — 16-vjeçari Ivan Ivanov — siguroi vendin e tij në çerekfinalet e kategorisë individuale për të rinj. I renditur me numrin 6, Ivanov mposhti Xhak Sekord (SHBA) me rezultat 6:3, 6:2 në vetëm 63 minuta. Kjo ishte gjithashtu fitorja e tij e tretë radhazi pa humbur set.
Në çerekfinale, Ivanov do të luajë kundër fituesit të ndeshjes mes Nikita Bilozercev (Ukrainë) dhe Zhiga Sheshko (Slloveni).

Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: ITF