LAJME

Artikull

Zjarrfikësit bullgarë ndihmuan në shuarjen e një zjarri në Maqedoninë e Veriut

Enjte, 10 Korrik 2025, 07:07

Zjarrfikësit bullgarë ndihmuan në shuarjen e një zjarri në Maqedoninë e Veriut

FOTO: BTA - arkiv

Madhësia e shkronjave

Bullgaria reagoi menjëherë ndaj një zjarri pyjor në rajonin pranë qytetit kufitar Kriva Pallanka, në Maqedoninë e Veriut. Zjarri, i cili shpërtheu të mërkurën pasdite, u përhap me shpejtësi dhe rrezikoi vetë qytetin, njoftoi qendra për shtyp e Ministrisë së Jashtme bullgare.
Kryetari i Bashkisë së qytetit Kjustendill, inxhinier Ognjan Atanasov, shkoi në Kriva Pallanka pas një thirrjeje nga homologu i tij dhe mori pjesë drejtpërdrejt në veprimet në terren. Një ekip bullgar me një automjet zjarrfikës nga Kjustendilli mori pjesë aktive në vënien nën kontroll të flakëve, të cilat ushqeheshin nga era në tri vatra pranë fshatrave Llozanovo dhe Gradec. Më vonë, në shuarjen e zjarrit u përfshi edhe një ekip zjarrfikës nga Sofja.
Kryetari i Komunës së qytetit Kriva Pallanka, Sashko Mitovski, shprehu falënderime të thella ndaj institucioneve dhe ekipeve bullgare për ndihmën e shpejtë dhe në kohë. Ambasada bullgare në Shkup gjithashtu dërgoi një automjet me ujë mineral, i shoqëruar nga zëvendësshefi i misionit diplomatik. Lidhur me aksionin, ministri i jashtëm Georg Georgiev shkroi në Facebook se “politika nuk duhet dhe nuk do të mbizotërojë mbi njerëzoren” dhe se aktivizimi i shërbimeve bullgare është urdhëruar nga kryeministri Rosen Zheljazkov.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA - arkiv 

Publikoi / Publikuan: БНР екип