Ministrat e Bujqësisë të Bullgarisë, Hungarisë, Polonisë, Sllovakisë dhe Rumanisë nënshkruan një Deklaratë të Përbashkët për ndryshimin e marrëveshjes tregtare midis BE-së dhe Ukrainës, njoftoi Ministria e Bujqësisë e Bullgarisë. Shtetet e BE-së që ndodhen në vijën e parë pranë Ukrainës këmbëngulin për rishikimin e mekanizmave për mbrojtjen e prodhuesve evropianë, me theks të veçantë mbi interesat e pesë vendeve. Ato shprehin shqetësime për kuotat e rritura për mjaltin, vezët, sheqerin dhe liberalizimin e tregut për disa produkte qumështi. Kërkojnë vendosjen e një pragu me çmime minimale importi për këto produkte. Gjithashtu, i bëjnë thirrje Brukselit të shqyrtojë mundësinë për krijimin e një fondi të posaçëm për kompensimin e humbjeve të pësuara nga prodhuesit në BE në rast të importeve të tepruara nga Ukraina.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova