TURIZËM

Artikull

Kompleksi Maljovica është mikpritës i Festivalit Kombëtar të Turizmit

Premte, 11 Korrik 2025, 03:10

Kompleksi Maljovica është mikpritës i Festivalit Kombëtar të Turizmit

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Kompleksi turistik Maliovica do të jetë mikpritës i edicionit të dytë të Festivalit Kombëtar të Turizmit, i cili do të zhvillohet nga 11 deri më 13 korrik, njofton BTA.
Pjesëmarrësit do të kenë mundësi të marrin pjesë në ekskursione të organizuara në shtigje ikonike të malit Rilla, të përfshihen në aktivitete praktike si orientimi dhe vrapimi malor, të ndjekin leksione dhe të shohin projeksione të kinemasë alpine.
Mbrëmjet do të përfundojnë pranë zjarrit të kampit me muzikë akustike dhe performanca të koreve turistike nga e gjithë Bullgaria.
Festivali është pjesë e festimeve për 130-vjetorin e ngjitjes së parë të organizuar në majën Çerni Vrëh të malit Vitosha – një ngjarje që shënoi fillimin e lëvizjes turistike në Bullgari dhe themelimin e Bashkimit Bullgar të Turizmit.
Lexoni më shumë nga arkivi i Radio Bullgarisë:
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA, FB/Festivali Kombëtar i Turizmit

Publikoi / Publikuan: БНР екип