Artikull
Fitch Ratings dhe S&P Global Ratings e rritën vlerësimin e Bullgarisë nga "BBB" në "BBB+"
Premte 11 Korrik 2025 07:01
Premte, 11 Korrik 2025, 07:01
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Për shkak të pranimit në eurozonë, agjencitë ndërkombëtare të vlerësimit Fitch Ratings dhe S&P Global Ratings rritën vlerësimin kreditor afatgjatë të Bullgarisë në valutë të huaj në ‘BBB+’ me perspektivë të qëndrueshme, që është niveli më i lartë i vlerësimeve investuese të klasës së mesme. Perspektivat afatshkurtra për rritjen e Bullgarisë janë vlerësuar si të qëndrueshme. Parashikimi është që ekonomia do të rritet me 2,4% në terma realë në vitin 2025 dhe mesatarisht me 2,8% deri në vitin 2028. Fitch parashikon një rritje reale të PBB-së prej 2,8% në vitin 2025, e pandryshuar krahasuar me vitin 2024, pasi pasiguria rreth tregtisë globale kompensohet nga përmirësimi i situatës së brendshme politike.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA
Publikoi / Publikuan: БНР екип