LAJME

Artikull

Kabineti i Rosen Zheljazkov e kaloi me sukses votën e katërt të mosbesimit në parlament

Premte, 11 Korrik 2025, 08:14

Kabineti i Rosen Zheljazkov e kaloi me sukses votën e katërt të mosbesimit në parlament

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Kuvendi Popullor i Bullgarisë hodhi poshtë mocionin e mosbesimit ndaj kabinetit të kryeministrit Rosen Zheljazkov. Kjo ishte vota e katërt e mosbesimit për qeverinë. Për rrëzimin e qeverisë mbi temën e ekologjisë votuan 83 deputetë “pro”, ndërsa 131 ishin “kundër” dhe nuk pati asnjë abstenim.
Nga partia në pushtet GERB-SDS, 64 deputetë votuan “kundër”. Partia opozitare DPS – Fillim i ri gjithashtu votoi kundër me 29 deputetë. Partneri bashkëqeverisës BSP dha 19 vota kundër. Nga partia tjetër në koalicionin qeverisës, “Ka një popull të tillë”, 15 deputetë ishin gjithashtu “kundër”. Nga koalicioni opozitar “Po e Vazhdojmë Ndryshimin – Bullgaria Demokratike”, 17 deputetë votuan “pro”, nga partia “Vëzrazhdane”, 32 deputetë votuan “pro”, dhe gjithashtu “pro” votuan edhe Aleanca për të Drejta dhe Liri e Ahmet Doganit, si dhe partitë MEÇ dhe “Veliçie”. Katër deputetë të pavarur votuan “kundër”.
Partitë proruse janë të panevojshme në këtë parlament, deklaroi pas votës lideri i DPS – Fillim i ri, Deljan Pevski, citoi fjalët e tij agjencia BGNES.
Lexoni më shumë mbi temën:
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA

Publikoi / Publikuan: БНР екип