LAJME

Artikull

Kryeministri kërkoi falje nga Hristijan Mickoski

Premte, 11 Korrik 2025, 12:44

Rosen Zheljazkov

Rosen Zheljazkov

FOTO: Këshilli i Ministrave

Madhësia e shkronjave

Që nga fillimi i luftës, Bullgaria e ka mbështetur Ukrainën në mënyrë të qëndrueshme dhe të palëkundur. Kjo mbështetje do të vazhdojë edhe gjatë rindërtimit pas luftës, sepse është me rëndësi të madhe jo vetëm për Ukrainën, por edhe për mirëqenien e Evropës. Kështu deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov gjatë takimit të tij me presidentin ukrainas Volodimir Zelenski. Të dy biseduan në Romë gjatë Konferencës së IV-të për Rindërtimin e Ukrainës, njofton agjencia BTA.
“Narrativi i kryeministrit Hristijan Mickoski le t’u mbetet njohësve të Ezopit. Maqedonia e Veriut duhet të përmbahet nga konsensusi i arritur në vitin 2022 dhe të përmbushë angazhimet që ka marrë”, komentoi Zheljazkov në lidhje me gjuhën fyese të përdorur nga Mickoski ndaj ministrit të jashtëm bullgar. “Kolegu Mickoski duhet të gjejë mënyrën për të kërkuar falje”, këshilloi Zheljazkov.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Këshilli i Ministrave