SPORT

Artikull

Bullgaria ka finalist në “Wimbledon”! Ivan Ivanov do të luftojë për titullin

Premte, 11 Korrik 2025, 12:56

Ivan Ivanov

Ivan Ivanov

FOTO: bgtennis.bg

Madhësia e shkronjave

I rendituri me numrin 6 në skemën e Kampionatit të Hapur të Britanisë së Madhe për të rinj, Ivan Ivanov, u kualifikua në finalen e turneut Grand Slam. Bullgari mposhti gjermanin Maks Shönhaus (i renditur i 13-ti) me rezultat 7:6(7), 7:6(5), duke marrë kështu një lloj revanshi për humbjen ndaj të njëjtit kundërshtar në gjysmëfinalen e Roland Garros-it.
Kështu, Bullgaria ka për herë të dytë një finalist në “Uimbëlldon” për të rinj, pas 17 vitesh, kur Grigor Dimitrov fitoi titullin në Londër. Madje, ekziston mundësia për një finale tërësisht bullgare – më vonë sot, kushëriri i Grigor Dimitrovit, Aleksandër Vasilev, do të luajë në gjysmëfinalen tjetër kundër amerikanit Ronit Karki.
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: bgtennis.bg