LAJME

Artikull

Parashikimi i motit për fundjavën

Në fundjavë temperaturat do të rriten

Premte, 11 Korrik 2025, 16:35

Parashikimi i motit për fundjavën

FOTO: Nikollaj Todorov

Madhësia e shkronjave

Të shtunën, temperaturat minimale do të jenë nga 13 deri në 19°C. Në Sofje pritet të jenë rreth 15°C. Gjatë ditës do të mbizotërojë mot me diell, me shtim të përkohshëm të vranësirave, më të theksuara në orët e pasdites mbi rajonet lindore dhe malore. Temperaturat maksimale do të rriten dhe do të jenë ndërmjet 28 dhe 33°C, ndërsa në kryeqytet rreth 30°C.
Në male do të mbizotërojë mot me diell. Rreth dhe pas mesditës do të zhvillohet vranësirë, por nuk priten reshje. Era do të jetë e lehtë nga perëndimi, dhe vetëm në majat e larta do të jetë deri mesatare. Temperatura maksimale në 1200 m lartësi do të jetë rreth 20°C, ndërsa në 2000 m – rreth 13°C.
Në bregdetin e Detit të Zi do të mbajë mot me diell, me shtim të përkohshëm të vranësirave në orët e pasdites, sidomos në pjesën veriore, por pa reshje. Temperatura e ujit të detit do të jetë në kufij të gjerë – nga 15°C në bregdetin verior, në disa vende edhe më e ulët, deri në 25°C në jug. Dallgëzimi i detit do të jetë 2 ballë.
Të dielën moti do të jetë kryesisht me diell, me shtim të përkohshëm të vranësirave pasdite, por mundësia për reshje do të jetë e vogël. Era do të dobësohet dhe në shumë rajone do të pushojë krejtësisht. Temperaturat ditore do të vazhdojnë të rriten dhe ato maksimale do të jenë ndërmjet 31 dhe 36°C.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Nikollaj Todorov