Artikull
BALKAN MOODS – klasikë, xhaz dhe folklor bashkohen në një projekt muzikor në Varnë
Shtunë 12 Korrik 2025 03:35
Shtunë, 12 Korrik 2025, 03:35
FOTO: FB/Theodosii Spassov
Madhësia e shkronjave
Të shtunën më 12 korrik në mbrëmje, në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës “Vera e Varnës” / Varna Summer Music Fest, pesë muzikantë virtuozë bullgarë do të prezantojnë në Varna projektin BALKAN MOODS, që bashkon muzikën klasike, xhazin dhe folklorin. Këta janë: fyelltari i njohur Teodosij Spasov, Atanas Urkuzunov dhe Georgi Vasilev - kitarë, Dimitër Ivanov - kitarë me 10 tela, dhe Irina-Kalina Gudeva - kontrabas dhe vokal. Koncerti do të mbahet në oborrin e Muzeut Arkeologjik. Veprat e kompozitorëve të njohur nga Bullgaria dhe Serbia, disa prej të cilave do të kenë premierë, do ta çojnë publikun në një udhëtim të paharrueshëm përmes peizazheve tingëllore të Ballkanit.
Kuinteti do të ketë edhe një paraqitje tjetër në Plovdiv, më 16 korrik në Bazilikën e Vogël të Filipopolit, në bashkëpunim me edicionin e IX të Festivalit Ndërkombëtar Rinor “Kryqëzimi”.
Lexoni më shumë në arkivin e Radio Bullgarisë:
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: FB/Theodosii Spassov
Publikoi / Publikuan: БНР екип