Deri më 13 korrik 2025, parku historik "Hisarllëka" pranë qytetit të Kjustendillit pritet të mirëpresë mijëra turistë, aventurierë dhe adhurues të historisë. Edicioni i pestë i festivalit "Hisarllëka Experience" ofron përvoja të paharrueshme mes mureve të kështjellës mesjetare dhe gjelbërimit të parkut natyror.
Vizitorët e ngjarjes do të marrin pjesë në aktivitete të ndryshme sportive dhe turistike. Gjatë ditës ata mund të shijojnë instalacione arti, programe për fëmijë dhe ekspozita nga artistë vendas dhe mysafirë. Në kështjellën antike është hapur edhe një treg arti me produkte të punuara me dorë, bizhuteri, zanate dhe joshje kulinarie me shije tradicionale dhe moderne.
Këtë vit, festivali do të mirëpresë për herë të parë një artist ndërkombëtar – grupin turk Baba Zula, të njohur për kombinimin e instrumenteve tradicionale dhe tingullit bashkëkohor. Ata do të shoqërohen nga Graf-a, "Animacjonerët", Kottarashky & Sando dhe të tjerë.
FOTO: facebook.com/hisarlakaexperience
Organizatorët kanë përgatitur edhe një zonë kulinarie të shijshme me propozime nga kuzhina lokale, dhe të gjitha aktivitetet do të realizohen me mendimin për qëndrueshmërinë dhe mbrojtjen e natyrës. "Hisarllëka Experience" është konsoliduar si një ngjarje unike, që kombinon turizmin aktiv me trashëgiminë kulturore dhe tregon në një mënyrë të re bukurinë e krahinës së Kjustendillit.
Përpiloi: Veneta NikollovaPërgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello
Foto: facebook.com/hisarlakaexperience, BTA