SHOQËRI

Artikull

Magjia e mjedrave në Samokov – dhjetë vjet traditë, shije dhe atmosferë

Shtunë, 12 Korrik 2025, 05:20

Magjia e mjedrave në Samokov – dhjetë vjet traditë, shije dhe atmosferë

FOTO: bam-bg.com

Madhësia e shkronjave

Më 11 korrik në qytetin e Samokov u hap edicioni i dhjetë i Festivalit të Mjedrëz, i cili vazhdon edhe më 12 korrik. Ngjarja është konsoliduar gjatë viteve si një simbol i rajonit dhe një platformë për promovimin e prodhimit lokal të mjedrave. Sheshi qendror i qytetit "Zahari Zograf" ka pritur një festë të vërtetë të frutave të pyllit – me tendat shumëngjyrëshe, të mbushura me fruta të freskëta, ëmbëlsira shtëpiake, shurupe, likere dhe madje edhe kozmetikë me ekstrakt mjedre.
Festivali është gjithashtu një skenë për mjeshtërinë – ku kuzhinierë të njohur, përfshirë pjesëmarrës të famshëm nga emisioni "Hell’s Kitchen Bullgari", demonstrojnë live se si përgatiten ëmbëlsira, salca dhe pije me mjedër. Ngjarja kombinon ekspozitën tradicionale kombëtare të prodhuesve të mjedrësme një festë të vërtetë për të gjithë familjen. Vizitorët mund të vizitojnë tregun bujqësor dhe gjithashtu mund të shijojnë një gamë të gjerë shijesh me mjedër– nga ëmbëlsirat dhe marmalata klasike deri tek sallatat ekzotike me mjedër dhe limonada freskuese.

FOTO: Българска Асоциация на Малинопроизводителите/Фейсбук

Organizatorët kanë përgatitur një program të pasur kulturor – performanca folklorike, koncerte nga grupe dhe artistë vendas, si dhe punëtori për fëmijë, të dedikuara për ushqimin e shëndetshëm dhe përfitimet nga mjedra. Festivali ka edhe një qëllim – të stimulojë fermerët e rinj në rajon dhe të drejtojë vëmendjen ndaj bujqësisë së qëndrueshme.

FOTO: Българска Асоциация на Малинопроизводителите/Фейсбук


Përpiloi: Veneta NikollovaPërgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello
Foto: bam-bg.com, Shoqata Bullgare e Prodhuesve të Mjedrës/Facebook