FOLKLOR

Artikull

"Valle tek burimi" në Vëlingrad – kur tradita buron nga zemra e Rodopëve

Shtunë, 12 Korrik 2025, 06:05

"Valle tek burimi" në Vëlingrad – kur tradita buron nga zemra e Rodopëve

FOTO: Facebook/Valle tek burimi

Madhësia e shkronjave

Vëlingradi fton përsëri këtë vit të gjithë adhuruesit e folklorit bullgar të vallzojnë në valle pranë burimeve të famshme minerale të qytetit. Më 12 dhe 13 korrik, sheshi qendror i Vëlingradit do të mbushet me tingujt e daulles dhe gajdes gjatë ngjarjes "Valle tek burimi" 2025.
Festivali mbledh grupe dhe klube vallzimi nga gjithë Bullgaria, të cilat do të prezantojnë tradita të ndryshme të këngëve dhe valleve popullore nga të gjitha rajonet folklorike.
Pjesëmarrësit do të bëjnë sfilatë me veshje tradicionale, dhe vizitorët do të kenë mundësinë të marrin pjesë në punëtori për vallet popullore, të udhëhequr nga koreografë të njohur.
Festivali ka një mision – të mbajë folklorin të gjallë si pjesë të jetës sonë të përditshme. Do të vlerësohen pjesëmarrësit më të veçantë dhe më të përkushtuar, përfshirë veshjen më të bukur, grupin më të madh dhe veteranët e festivalit, të cilët janë të pranishëm çdo vit. Çdo valltar do të marrë një dhuratë personale për kujtim.

FOTO: Facebook/Хоро При Извора

Programi përfshin ekspozitën "Të frymëzuar nga imazhet e traditave" nga Ilijan Penev – pirografi e frymëzuar nga fotografitë e Asen Velikov. Do të prezantohet gjithashtu libri "Kultura e vallëzimit e Fushës së Razllogut" nga dr. Danaill Atanasov.
Festivali ka një karakter bamirësie, dhe një pjesë e të ardhurave do të përdoren për mbështetje të talenteve të rinj nga rajoni.
Lexoni më tepër: 
Përpiloi: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello
Foto: Facebook/ Valle tek burimi

Publikoi / Publikuan: БНР екип