LAJME

Artikull

Çmimet për blerjen e tokës bujqësore rriten, ndërsa për qira bien

Dielë, 13 Korrik 2025, 03:10

Çmimet për blerjen e tokës bujqësore rriten, ndërsa për qira bien

FOTO: Bashkia Veliki Presllav

Madhësia e shkronjave

Në vitin 2024, çmimi mesatar i kontratave për shitblerje të arave në Bullgari arrti në 1697 leva (867.66 euro) për një dynym, që përbën një rritje prej 5.9% krahasuar me vitin 2023, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave (NSI). Krahasuar me një vit më parë, ka rritje të çmimeve në pesë rajone të vendit: veriperëndimor, veri-qendror, verilindor, juglindor dhe jugperëndimor. Rënie e çmimit u regjistrua në rajonin jug-qendror.
Ndërkohë, në vitin 2024, çmimi mesatar për qira/arendë të një dynymi arë ishte 60 leva (30.68 euro), që ishte 3.2% më pak krahasuar me vitin 2023. Ka ulje të çmimit mesatar për qira në rajonet veri-qendror, verilindor, juglindor dhe jug-qendror. Në rajonet veriperëndimor dhe jugperëndimor, çmimi mesatar nuk ka ndryshuar.
Një krahasim tregon se në vitin 2017 çmimi mesatar i një dynymi toke bujqësore në Bullgari ishte 870 leva (444.82 euro).
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Bashkia Veliki Presllav

Publikoi / Publikuan: БНР екип