HISTORI

Artikull

Mister i lashtë: arkeologët zbulojnë një fytyrë të gdhendur në Heraclea Sintica

Dielë, 13 Korrik 2025, 04:30

Mister i lashtë: arkeologët zbulojnë një fytyrë të gdhendur në Heraclea Sintica

FOTO: Facebook/Archaeologia Bulgarica

Madhësia e shkronjave

Gjatë gërmimeve të shpëtimit në nekropolin perëndimor të qytetit të lashtë të Heraclea Sintica pranë fshatit Rupite, arkeologët hasën në një zbulim unik: një fytyrë të gdhendur në mermer me mjeshtëri të jashtëzakonshme mbi një gur varri. Zbulimi ndodhi në një varr që ndoshta është plaçkitur në shekullin I-II, periudha në të cilën daton edhe vepra.

FOTO: Facebook/Archaeologia Bulgarica

Kreu i ekipit - Prof. Dr. Ljudmill Vagalinski nga Instituti Kombëtar Arkeologjik në Akademinë Bullgare të Shkencave - specifikon se fytyra është pjesë e gurit të varrit që portretizon të ndjerin. Zbulimi ndodhet në një thellësi prej 4 metrash nën nivel dhe një studim dhe analizë e plotë e kontekstit të saj ende nuk është kryer. Ekipi i Prof. Vagalinskit la të kuptohej se së shpejti do të ketë më shumë lajme, raporton grupi i Facebook-ut "Archaeologia Bulgarica".

FOTO: Facebook/Archaeologia Bulgarica

Fytyra prej mermeri është vetëm një nga disa zbulime të rëndësishme në nekropol në javët e fundit. Në fund të qershorit, arkeologët hasën dy figura terrakote të perëndeshave, stoli ari dhe një varr të dyfishtë nga epoka romake, dhe midis gjetjeve më të fundit është një unazë argjendi me një gur të çmuar (gdhendje, gravurë) me një imazh të gdhendur të një qeni gjuetie që vrapon.
Gërmimet e shpëtimit po kryhen për shkak të ndërtimit të një tubacioni të ri gazi.
Lexoni më tepër:
Përpiloi: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello
Foto: Facebook/Archaeologia Bulgarica