KULTURË

Artikull

Emocione malore dhe sfida sportive në Vitosha Summer Fest 2025

Dielë, 13 Korrik 2025, 05:45

Emocione malore dhe sfida sportive në Vitosha Summer Fest 2025

FOTO: FB/sofiaeuropeancapitalofsport

Madhësia e shkronjave

Më 13 korrik 2025, Vitosha do të mirëpresë pushuesit me muzikë, sport dhe emocione gjatë Vitosha Summer Fest të shumëpritur. Edhe për një vit, vila "Momina Skalla" do të bëhet vendi i këtij eventi të dashur nga banorët e Sofjes dhe mysafirët e kryeqytetit, i cili është pjesë e programit "Sofja - Kryeqyteti Evropian i Sportit".
Pritet që festivali të bashkojë dashamirësit e malit nga vendi dhe jashtë tij. Më aktivët do të nisin një vrapim malor përgjatë shtegut "Kumata" me një gjatësi prej rreth 14 kilometrash ose çiklizëm malor përgjatë "Kopitoto", ku do të sigurohen mundësi për grupmosha të ndryshme.

FOTO: facebook.com/sofiaeuropeancapitalofsport

Do të ketë edhe një ecje të lehtë në këmbë përgjatë shtegut "E dua Vitoshën", i cili premton pamje të bukura dhe momente energjike në natyrë. Festivali nuk ka tarifa pjesëmarrjeje. Përpara vilës "Momina Skala", vizitorët do të jenë në gjendje të shijojnë një program të pasur kulturor me këngë popullore të interpretuara nga Aleks Kostov dhe grupe muzikore vendase.
Vitosha Summer Fest 2025 përfshin gjithashtu lojëra fati argëtuese, një shëtitje alpine mbi lumë dhe lojëra për më të vegjlit. Vitosha Summer Fest i mbetet besnik idesë së tij për të bashkuar sportin, kulturën dhe dashurinë për malet në një festë të përbashkët për të gjithë.
Përpiloi: Veneta NikollovaPërgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello
Foto: facebook.com/sofiaeuropeancapitalofsport

Publikoi / Publikuan: БНР екип