Artikull
Më 14 korrik fillon seminari veror i gjuhës dhe kulturës bullgare në Universitetin e Veliko Tërnovos
Hënë 14 Korrik 2025 03:10
Hënë, 14 Korrik 2025, 03:10
FOTO: BTA , arkiv
Madhësia e shkronjave
Rreth njëqind pjesëmarrës do të marrin pjesë në seminarin e 48-të Ndërkombëtar Veror për gjuhën dhe kulturën bullgare në Universitetin e Veliko Tërnovos, njoftuan organizatorët. Seminari hapet më 14 korrik dhe do të zgjasë deri më 3 gusht.
Pjesëmarrësit do të ndjekin çdo ditë mësime praktike në gjuhën bullgare në tre nivelet sipas Kornizës së Përbashkët Evropiane të Referencës për Gjuhët. Do të ketë gjithashtu kurse të specializuara me tema të ndryshme si: “Historia dhe kultura e Bullgarisë”, “Kultura dhe arti bullgar”, “Përfytyrimet mitologjike tradicionale të popullit bullgar”, “Arti pamor bullgar”, “Gjuha bullgare bashkëkohore”, “Folklori bullgar”, “Kinematografia bullgare bashkëkohore”, “Letërsia bullgare”.
FOTO: arbanassi.org
Janë planifikuar edhe ekskursione në Arbanasi dhe në Etëra (muze në natyrë i zanateve tradicionale). Mysafire e forumit do të jetë shkrimtarja Zdravka Evtimova.
FOTO: Facebook/@etar.gabrovo
Tradicionale janë mbrëmjet e kushtuara kuzhinës kombëtare bullgare, kuzhinës ndërkombëtare, folklorit bullgar dhe një mbrëmje e kombeve.
Me rastin e 1170-vjetorit të krijimit të alfabetit glagolitik, do të organizohet edhe një aktivitet kaligrafik për shkrimin e shkronjave glagolitike.
Lexoni më shumë nga arkivi i Radio Bullgarisë:
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA - arkiv, arbanassi.org, Facebook/@etar.gabrovo
Publikoi / Publikuan: БНР екип