LAJME

Artikull

Presidenti Rumen Radev është duke bërë një vizitë zyrtare në Kroaci

Hënë, 14 Korrik 2025, 10:11

Presidenti Rumen Radev është duke bërë një vizitë zyrtare në Kroaci

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, ndodhet për një vizitë zyrtare në Zagreb, Kroaci, me ftesë të homologut të tij, Zoran Millanoviç. Në qendër të bisedimeve mes dy presidentëve është thellimi i bashkëpunimit dypalësh midis Bullgarisë dhe Kroacisë, në funksion të stabilitetit dhe perspektivës evropiane të rajonit. Të dy liderët do të kryesojnë gjithashtu bisedimet plenare ndërmjet delegacioneve zyrtare të të dyja vendeve. Presidenti Radev dhe përfaqësues të komunitetit bullgar në Kroaci do të nderojnë veprën e krijuesit bullgar Ivan Vazovit, pranë bustit të tij në Rrugicën e Poetëve në parkun "Bundek".
Më 15 korrik, Presidenti bullgar do të vizitojë Varrezat Ushtarake Bullgare në Vukovar, ku do të bëjë homazhe në nder të oficerëve dhe ushtarëve bullgarë që ranë në fazën përfundimtare të Luftës së Dytë Botërore. Po ashtu, është parashikuar edhe një vizitë në Varrezat Memorialë të Vukovarit për të rënët në Luftën Patriotike Kroate.

Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA