SHOQËRI

Artikull

Ekipi bullgar fiton 4 medalje në Olimpiadën Ndërkombëtare të Kimisë

Hënë, 14 Korrik 2025, 11:36

Foto: Shoqata e Ekipeve Olimpike të Shkencave Natyrore

Foto: Shoqata e Ekipeve Olimpike të Shkencave Natyrore

Madhësia e shkronjave

Nxënësit më të mirë bullgarë në fushën e kimisë u paraqitën shkëlqyeshëm në Olimpiadën Ndërkombëtare të Kimisë (IChO), duke fituar gjithsej katër medalje: një të artë, një të argjendtë dhe dy të bronzta, njofton Shoqata e Ekipeve Olimpike në Shkencat Natyrore.
Edicioni i 57-të i kësaj olimpiade, një nga garat më prestigjioze të vitit në fushën e kimisë, u zhvillua nga 5 deri më 14 korrik në Dubai, duke mbledhur 360 nxënës të shkollave të mesme nga 90 shtete. Medaljen e artë e fitoi Damjan Ivanov, nxënës në klasën e 10-të në Gjimnazin Matematikor të Sofjes (SMG). Medaljen e argjendtë e mori Viktor Angellov, maturant nga i njëjti gjimnaz. Dy medaljet e bronzta shkuan për Nikolla Ninkov (klasa e 11-të, SMG) dhe Teodor Kusev (klasa e 11-të, Gjimnazi Kombëtar i Shkencave Natyrore dhe Matematikës).
Përgatitja dhe udhëheqja e ekipit kombëtar bullgar u bë nga Doc. dr. Donka Tasheva dhe Prof. dr. Penka Vasileva nga Universiteti i Sofjes.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Shoqata e Ekipeve Olimpike të Shkencave Natyrore

Publikoi / Publikuan: БНР екип