Artikull
Kryetari i Komitetit Ushtarak të NATO-s viziton Bullgarinë
Hënë 14 Korrik 2025 12:18
Hënë, 14 Korrik 2025, 12:18
FOTO: EPA/BGNES
Madhësia e shkronjave
Kryetari i Komitetit Ushtarak të NATO-s, admirali Giuseppe Cavo Dragone, mbërriti në një vizitë në Bullgari me ftesë të shefit të mbrojtjes, admiral Emill Eftimov, njoftoi Ministria e Mbrojtjes. Më 15 korrik, në poligonin stërvitor "Novo Sello", admirali Dragone do të njihet me aktivitetet e Grupit të Përbashkët Luftarak të Aleancës me shtetin kornizë Itali, të cilin Bullgaria është mikpritëse. Do të ketë edhe një prezantim statik të armëve dhe teknikës së formacionit aleat.
Disa ditë më parë, në Bazën Ajrore të 22-të - Bezmer, filloi stërvitja ajrore e përbashkët “Ylli i Trakisë 2025”, e organizuar nga Forcat Ajrore Bullgare. Në këtë ushtrim marrin pjesë ekuipazhe nga Greqia, Rumania, SHBA dhe Grupi i Përbashkët Luftarak në Bullgari me shtetin kornizë Itali.

Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: EPA/BGNES