LAJME

Artikull

Aleksandër Kornezov u miratua si gjyqtari bullgar në Gjykatën e BE-së

Hënë, 14 Korrik 2025, 15:49

Aleksandër Kornezov

Aleksandër Kornezov

FOTO: Gjykata e Bashkimit Evropian

Madhësia e shkronjave

Kandidatura e Bullgarisë për gjyqtar në Gjykatën e Bashkimit Evropian, doc. dr. Aleksandër Kornezov, u miratuar nga komiteti i BE-së i përbërë nga juristë të shquar, njofton lex.bg. Komiteti vlerëson kompetencën, përvojën profesionale, njohuritë gjuhësore, pavarësinë dhe integritetin e kandidatëve përmes një procedure të shkruar dhe një interviste, sipas Marrëveshjes së Lisbonës.
Aleksandër Kornezov, i cili është djal i ish-gjyqtarit kushtetues Ljuben Kornezov, u diplomua në drejtësi në Universitetin e Sofjes dhe pastaj edhe master në të drejtën evropiane në Kolegjin e Evropës në Bryzh. Ai ishte avokat në Dhomën e Avokatëve të Brukselit, ka punuar në Gjykatën e BE-së si dhe si gjyqtar në Gjykatën për Shërbimin Publik të BE-së. Që nga viti 2020 ligjëron në Universitetin e Luksemburgut. Është autor i mbi 60 punimeve shkencore në bullgarisht, anglisht dhe frëngjisht.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Gjykata e Bashkimit Evropian 

Publikoi / Publikuan: БНР екип