Artikull
Parashikimi i motit për 15 korrikun 2025
Më shumë re të martën, por temperaturat mbeten të larta
Hënë 14 Korrik 2025 16:35
Hënë, 14 Korrik 2025, 16:35
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Gjatë natës do të ketë shtim të vranësirave mbi rajonet perëndimore, ndërsa në pjesën tjetër më të madhe të vendit do të jetë kryesisht kthjellët. Të martën, vranësirat më të dukshme do të jenë mbi Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore, ndërsa pasditja do të sjellë shtim të vranësirave edhe mbi rajonet verilindore, ku në disa zona priten reshje shiu dhe bubullima. Në rajonet juglindore, pjesa më e madhe e ditës do të jetë me diell. Temperaturat maksimale do të jenë ndërmjet 31° dhe 36°, ndërsa në Sofje rreth 31°.
Në zonat malore pritet mot me vranësira të dendura dhe reshje shiu me bubullima kryesisht pasdite. Do të fryjë erë mesatare nga veriu-veriperëndimi. Temperatura maksimale në lartësi 1200 metra do të jetë rreth 22°, dhe në 2000 metra – rreth 18°.
Në bregdet do të mbizotërojë mot me diell, me vranësira kalimtare mbi bregdetin verior. Temperaturat maksimale do të jenë ndërmjet 27° dhe 30°. Temperatura e ujit të detit është 24°-26°, ndërsa dallgëzimi do të jetë i ulët – 1 deri në 2 ballë.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA
Publikoi / Publikuan: БНР екип