LAJME

Artikull

Nuk ka sfida në marrëdhëniet bullgaro-kroate, konstatuan presidentët Rumen Radev dhe Zoran Millanoviç

Martë, 15 Korrik 2025, 07:26

Nuk ka sfida në marrëdhëniet bullgaro-kroate, konstatuan presidentët Rumen Radev dhe Zoran Millanoviç

FOTO: Presidenca

Madhësia e shkronjave

Ditën e dytë të vizitës zyrtare të presidentit bullgar në Kroaci, Rumen Radev do të vizitojë Varrezën Ushtarake Bullgare në Vukovar. Aty janë të varrosur 1027 ushtarë bullgarë të rënë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Gjatë shpërbërjes së Jugosllavisë, memoriali u shkatërrua, por më vonë u rindërtua.
“Bullgaria dhe Kroacia u konfirmuan si faktorë të rëndësishëm për sigurinë dhe stabilitetin në Evropën Juglindore”, deklaroi Radev pas takimit me presidentin kroat Zoran Millanoviç. “Marrëdhëniet mes Bullgarisë dhe Kroacisë janë të mira dhe nuk shoh asnjë sfidë, as tani dhe as në të ardhmen”, tha presidenti Millanoviç pas bisedimeve. U vu në dukje gjithashtu se gjatë vitit 2024, shkëmbimi tregtar midis dy vendeve u rrit me 50%.
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Presidenca 

Publikoi / Publikuan: БНР екип