LAJME

Artikull

Në mesin e vitit 2025, inflacioni tejkalon 4 për qind

Martë, 15 Korrik 2025, 12:02

Në mesin e vitit 2025, inflacioni tejkalon 4 për qind

FOTO: Pexels

Madhësia e shkronjave

Inflacioni mujor është 0.4%, ndërsa inflacioni vjetor arriti në 4.4%, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave të Bullgarisë. Në maj, inflacioni vjetor ishte 3.7%, duke arritur kështu nivelin më të lartë që nga dhjetori 2023.
Përshpejtimi i inflacionit vjetor në qershor i atribuohet në masë të madhe rritjes së çmimeve të "produkteve ushqimore dhe pijeve joalkoolike", të cilat u rritën me 7,5% krahasuar me qershorin 2024, pas një rritjeje prej 6,9% majin e kaluar.
Indeksi i çmimeve për shportën e vogël të konsumatorit gjithashtu u rrit në qershor me 0.1% në bazë mujore dhe me 4.2% që nga fillimi i vitit 2025.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Pexels