LAJME

Artikull

Kamerat e sistemit TOL tashmë do të fotografojnë shkelësit e rregullave rrugore

Martë, 15 Korrik 2025, 13:19

Kamerat e sistemit TOL tashmë do të fotografojnë shkelësit e rregullave rrugore

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Kamerat e sistemit TOL janë tashmë të sinkronizuara me sistemin e Ministrisë së Brendshme. Kështu, drejtuesit e mjeteve që qarkullojnë në korsitë emergjente do të fotografohen dhe do të ndëshkohen, deklaroi ministri i brendshëm, Daniel Mitov. "Të gjithë drejtuesit e automjeteve duhet të dinë që kamerat TOL, pas hyrjes në fuqi të ndryshimeve në Ligjin për Rregullat e Qarkullimit Rrugor, do të jenë në gjendje të zbulojnë shkelësit që lëvizin në korsitë emergjente, si dhe të matin shpejtësinë mesatare dhe të vendosin ndëshkime për drejtuesit e padisiplinuar", tha ministri, i cituar nga reporteri i BNR, Nikollaj Hristov.
Në mënyrë të rastësishme, mes kamerave do të vendosen njësi kontrolli mobile, me qëllim minimizimin e shkeljeve në këto zona. Kamera do të japë informacion për numrin e targës së automjetit, kategorinë, ngjyrën, shtetin e regjistrimit, vendin, datën dhe orën e shkeljes, njoftoi agjencia BTA.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BGNES