Artikull
Zëvendëskryeministri Donçev: Hyrja në Eurozonë do të jetë një përshpejtues i rritjes ekonomike
Martë 15 Korrik 2025 14:04
Martë, 15 Korrik 2025, 14:04
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Hyrja në eurozonë nuk përbën rrezik për Bullgarinë. Pranimi i euros mund të jetë vetëm një përshpejtues i fuqishëm për rritjen ekonomike të vendit – këtë e deklaroi zëvendëskryeministri dhe ministër i inovacionit dhe rritjes, Tomisllav Donçev, gjatë debatit me temë: "Eurozona – mundësi të reja dhe sfida", organizuar nga ministria që ai drejton. Gjatë pjesëmarrjes së tij, Donçev prezantoi edhe inteligjencën artificiale MIR@, e cila do të ndihmojë në përmirësimin e komunikimit ndërmjet Ministrisë së Inovacionit dhe Rritjes me qytetarët dhe biznesin.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA
Publikoi / Publikuan: БНР екип