LAJME

Artikull

Rumen Radev nderoi ushtarët bullgarë të rënë në Vukovar

Martë, 15 Korrik 2025, 14:16

Rumen Radev nderoi ushtarët bullgarë të rënë në Vukovar

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Në kuadër të vizitës zyrtare në Kroaci, presidenti Rumen Radev nderoi kujtimin e oficerëve dhe ushtarëve bullgarë të rënë në fazën përfundimtare të Luftës së Dytë Botërore në betejën kundër nazizmit. Ceremonia me nderime ushtarake u mbajt në Varrezat Ushtarake Bullgare në Vukovar, ku janë varrosur 1027 oficerë, togerë dhe ushtarë të Armatës së Parë Bullgare, njoftoi zyra e shtypit e kreut të shtetit. Së bashku me mikpritësit kroatë, kreu i shtetit vendosi sot një kurorë me lule para monumentit, mbi të cilin janë të gdhendur emrat e bullgarëve të rënë. Këtë vit shënohen 80 vjet nga pjesëmarrja e Armatës së Parë Bullgare në fazën përfundimtare të Luftës së Dytë Botërore.

FOTO: БТА

Pas ceremonisë në Varrezat Ushtarake Bullgare, presidenti vendosi një kurorë edhe në Memorialin e të rënëve në Luftën Patriotike Kroate (1991–1995), i cili ndodhet pranë monumentit bullgar në Vukovar.

FOTO: БТА

Radev shprehu mirënjohje ndaj palës kroate për ruajtjen e kujtimit dhe respektit ndaj të rënëve dhe për kujdesin ndaj mirëmbajtjes së Varrezave Ushtarake Bullgare dhe memorialit.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA