LAJME

Artikull

Përfundoi presidenca bullgare e sesionit të Komitetit të Trashëgimisë Botërore në UNESCO

Mërkurë, 16 Korrik 2025, 06:08

Përfundoi presidenca bullgare e sesionit të Komitetit të Trashëgimisë Botërore në UNESCO

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Një pritje zyrtare në Ambasadën e Bullgarisë në Paris shënoi mbylljen e sesionit të 47-të të Komitetit të Trashëgimisë Botërore pranë UNESCO-s. Ndër të pranishmit ishin kryetari i sesionit, prof. Nikollaj Nenov, drejtori i Qendrës për Trashëgimi Botërore, Lazare Elundu-Asomo, dhe drejtoresha e përgjithshme e UNESCO-s, Odre Azule. Pranuam 28 objekte të reja në Listën e Trashëgimisë Botërore dhe vendosëm të heqim një objekt nga Afrika nga lista e objekteve të rrezikuara, pasi tashmë nuk është më në rrezik, tha ambasadorja e Bullgarisë në Paris, Radka Ballabanova, e cituar nga BTA.
"U binda se sa shumë është e angazhuar Bullgaria në punën e UNESCO-s. Dëshiroj të falënderoj edhe institucionet financiare që bënë gjithçka të mundur për të siguruar kushtet për diskutimet tona këtu në Paris, në selinë qendrore të UNESCO-s. E di që keni bërë shumë përpjekje, dhe ju falënderoj për këtë", tha drejtoresha e përgjithshme e UNESCO-s, Odre Azule.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA