LAJME

Artikull

Do të zgjerohet Grupi Luftarak Shumëkombësh i NATO-s në Bullgari deri në nivel brigade

Mërkurë, 16 Korrik 2025, 08:51

Do të zgjerohet Grupi Luftarak Shumëkombësh i NATO-s në Bullgari deri në nivel brigade

FOTO: Stojan Radev

Madhësia e shkronjave

Grupi Luftarak Shumëkombësh në Bullgari është në një pozicion të shkëlqyer për t’u rritur dhe për t’u zhvilluar më tej në nivel brigade. Këtë e deklaroi në poligonin Novo Sello admirali Xhuzepe Kavo Dragone, kryetar i Komitetit Ushtarak të NATO-s. Në poligon, ai u njoh me veprimtarinë e grupit luftarak me shtet kuadër Italinë."Pikërisht këtë u themi në NATO të gjitha grupeve luftarake shumëkombëshe: jeni në drejtimin e duhur, vazhdoni të zhvilloheni. Ky është angazhimi që marrim", tha Dragone, i cituar nga Radio Burgas.
Shefi i mbrojtjes së Bullgarisë, admirali Eftimov, theksoi se Bullgaria ka një pozicion kyç gjeopolitik për sigurinë në Detin e Zi, dhe se mbajtja e bashkëpunimit të ngushtë me aleatët – Rumaninë dhe Turqinë – është thelbësore për garantimin e lirisë së lundrimit dhe sigurisë së përbashkët në rajon.
Mysafiri gjithashtu nënvizoi rolin e rëndësishëm të Bullgarisë për sigurinë në rajonin e Detit të Zi dhe shtoi: "Përballë kërcënimeve në rritje – lidhjet e Rusisë me Korenë e Veriut, Iranin dhe Kinën – angazhimi ynë për të penguar dhe mbrojtur Aleancën dhe për të siguruar mbrojtjen e 1 miliard qytetarëve mbetet prioriteti ynë kryesor".
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Stojan Radev

Publikoi / Publikuan: БНР екип