Artikull
U miratua një program për mbështetjen e komuniteteve bullgare jashtë vendit për vitin 2025
Mërkurë 16 Korrik 2025 12:36
Mërkurë, 16 Korrik 2025, 12:36
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Këshilli i Ministrave, në mbledhjen e sotme, më 16 korrik, miratoi një program për mbështetjen e komuniteteve, organizatave dhe mediave bullgare jashtë vendit për vitin 2025. Gjithashtu u aprovuan shpenzime shtesë në shumën prej 180000 leva, në kuadër të buxhetit të Ministrisë së Punëve të Jashtme.
Programi u drejtohet komuniteteve dhe organizatave bullgare jashtë vendit, të cilat luajnë një rol të rëndësishëm si një lidhje midis përfaqësuesve të ndryshëm të diasporës sonë, duke kontribuar në informimin në kohë të bashkatdhetarëve tanë rreth proceseve, ngjarjeve dhe iniciativave brenda dhe jashtë kufijve të Bullgarisë.
Programi do të mbështesë iniciativat e komuniteteve, organizatave dhe mediave bullgare në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Evropës Lindore me një popullsi tradicionale bullgare, që synojnë identifikimin dhe luftimin e lajmeve të rreme, dezinformimit dhe ndërhyrjes së huaj dhe manipulimit të informacionit.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA
Publikoi / Publikuan: БНР екип