Artikull
Qeveritarët presin që inflacioni të mbetet nën kontroll
Mërkurë 16 Korrik 2025 12:57
Mërkurë, 16 Korrik 2025, 12:57
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
Ministrja e financave, Temenuzhka Petkova, njoftoi se pritet që Bullgaria të përmbushë kriterin për inflacionin në eurozonën edhe në qershor. Ajo theksoi se për qershor treguesi mujor është 0.4% krahasuar me majin, kur inflacioni ishte zero. Që nga fillimi i vitit deri tani, inflacioni është 2.4%, tha ministrja.
“Inflacioni në Bullgari mbetet brenda kufijve të kritereve për stabilitetin e çmimeve”, deklaroi guvernatori i Bankës Kombëtare Bullgare, Dimitër Radev, në një intervistë për revistën spanjolle “Econostream Media”. Parashikimi i inflacionit në zonën e euros mbetet një sfidë për shkak të pasigurisë së madhe. Mund të ketë një ulje të përkohshme, por presioni kryesor – veçanërisht në lidhje me pagat dhe çmimet në sektorin e shërbimeve – mbetet i dukshëm, tha Radev, duke komentuar situatën në Bullgari dhe në eurozonë.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BGNES
Publikoi / Publikuan: БНР екип