Artikull
Protesta sonte në Bullgari dhe Evropë në mbështetje të kryetarit të bashkisë së Varnës
Mërkurë 16 Korrik 2025 13:31
Mërkurë, 16 Korrik 2025, 13:31
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
Protestat në Bullgari në mbështetje të kryetarit të bashkisë së Varnës Bllagomir Kocev po vazhdojnë. Sonte nga Varna ato do të zhvendosen në Sofje dhe katër qytete të tjera evropiane - Berlin, Munih, Bruksel dhe Londër. Aksione proteste do të mbahen kudo nga ora 18:30.
Bllagomir Kocev u arrestua si rezultat i një aksioni të Komisionit Kundër Korrupsionit. Ai akuzohet për pjesëmarrje në një grup të organizuar kriminal me qëllim kryerjen e krimeve kundër detyrës, për korrupsion dhe pastrim të parave. PP-DB e përcaktoi rastin si një "sulm të synuar dhe të koordinuar kundër pushtetit demokratik në Varna" dhe "përdorim i prokurorisë, policisë dhe sistemit gjyqësor për të destabilizuar qeverisjen lokale".
"Protesta jonë është në mbështetje të Bllagomir Kocev dhe familjes së tij, si dhe kundër standardit të dyfishtë të autoriteteve gjyqësore", tha për BNR Varna një nga organizatoret e protestës në Berlin - Diljana Veliçkova, e cila është pjesë e komunitetit bullgar atje. "Po mblidhemi për të mbrojtur ligjin dhe drejtësinë në Bullgari. Pavarësisht faktit që nuk jetojmë në Bullgari, jemi të lidhur fort me të. Ky nuk është një precedent - ky arrestim poshtërues është një tjetër rast i tillë. Kjo po ndodh jo vetëm në nivel politik, kështu që çdo qytetar duhet të jetë i interesuar për atë që po ndodh me gjyqësorin në Bullgari", shtoi ajo.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BGNES
Publikoi / Publikuan: БНР екип