LAJME

Artikull

Presidenti drejtuar Giuseppe Cavo Dragone: Bullgaria përpiqet të jetë një faktor stabiliteti

Mërkurë, 16 Korrik 2025, 15:30

Presidenti drejtuar Giuseppe Cavo Dragone: Bullgaria përpiqet të jetë një faktor stabiliteti

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Sfida kryesore me të cilën përballen Forcat e Armatosura është se si ta transformojnë vullnetin politik dhe fondet e alokuara në aftësi të mjaftueshme mbrojtëse në mënyrën më efektive. Kjo u tha nga Presidenti Rumen Radev në një takim me Kryetarin e Komitetit Ushtarak të NATO-s, Admiralin Giuseppe Cavo Dragone, i cili po viziton vendin tonë. Kreu i Shtetit theksoi aspiratën e Bullgarisë për të vazhduar të vendoset si një faktor stabiliteti në një rajon të rrethuar nga kriza të shumta - lufta në Ukrainë, operacionet ushtarake në Lindjen e Mesme, tensionet në Ballkanin Perëndimor dhe sfida të tjera rajonale. Ai gjithashtu theksoi kontributin e rëndësishëm të Grupit Shumëkombësh Luftarak i NATO-s me shtetin kornizë Italinë në vendin tonë, si dhe punën e përbashkët për të forcuar bashkëpunimin në rajonin e Detit të Zi.
Nga ana e tij, Giuseppe Cavo Dragone theksoi se fondet e rritura të mbrojtjes brenda NATO-s duhet të shpenzohen me mençuri dhe të përfshijnë zhvillimin dhe shfrytëzimin e plotë të kapacitetit industrial të shteteve anëtare.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BGNES