MUZIKË

Artikull

Opera e Stara Zagorës feston një shekull histori muzikore me "Car Kallojan" nën yje

Enjte, 17 Korrik 2025, 02:00

Opera e Stara Zagorës feston një shekull histori muzikore me "Car Kallojan" nën yje

FOTO: operasz.bg

Madhësia e shkronjave

Opera Shtetërore në Stara Zagora mbush 100 vjeç. Ajo do të festojë ditëlindjen e saj me premierën e shfaqjes "Car Kallojan" në skenën e Forumit të Lashtë "Augusta Trajana" më 17 dhe 18 korrik në orën 21:00.
Opera e Panço Vlladigerovit të madh (1899 - 1978) me libreto nga Nikollaj Liliev bazuar në shfaqjen teatrale të Fani Popova-Mutafova "Kulla e Ballduinit" është simbolike për Operën e Stara Zagorës, e cila në vitin 1975 festoi 50-vjetorin e saj me premierën e së njëjtës vepër në prani të kompozitorit, raporton Radioja Kombëtare Bullgare "Hristo Botev".
"Panço Vlladigerov është një nga kompozitorët më të arsimuar të kohës së tij. Ai prezanton një gjuhë të vështirë muzikore për fillimin e shekullit të 20-të, e cila përbën një sfidë edhe sot e kësaj dite", thotë maestro Ivajllo Krinçev, dirigjent kryesor i Operës Shtetërore në Stara Zagora dhe dirigjent i shfaqjes.
Opera "Car Kallojan" do të jetë gjithashtu e ftuar në Veliko Tërnovo, në skenën e kalasë "Carevec", më 25 korrik.
Lexoni më tepër nga koleksioni i Radio Bullgarisë:
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: operasz.bg