Artikull
Nxënës nga Ukraina, Shqipëria dhe Serbia morën pjesë në një seminar veror në Universitetin Jugperëndimor “Neofit Rillski”
Enjte 17 Korrik 2025 08:36
Enjte, 17 Korrik 2025, 08:36
Foto: Universiteti Jugperëndimor "Neofit Rillski"
Madhësia e shkronjave
Nxënës, mësues dhe studentë nga institucionet arsimore bullgare jashtë vendit morën pjesë në Seminarin Veror mbi Gjuhën dhe Kulturën Bullgare në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit Jugperëndimor “Neofit Rillski” në Bllagoevgrad, raportoi BTA. Gjithsej 66 pjesëmarrës morën certifikata për përfundimin me sukses të trajnimit.
Për dy javë, pjesëmarrës nga Qendra Kulturore dhe Arsimore Bullgaro-Ukrainase “Media” në Ukrainë, Shoqata Arsim Kulturë “Prosveta” në Elbasan të Shqipërisë, Shkolla e Mesme “Shenjtorët Kirili dhe Metodij” në Dimitrovgrad të Serbisë, si dhe studiues nga Mbretëria e Bashkuar dhe Hungaria, morën pjesë në trajnime intensive mbi gjuhën, letërsinë, historinë dhe kulturën tradicionale bullgare.
E ftuar speciale në këtë aktivitet ishte Drejtoresha Ekzekutive e Agjencisë Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Shtetit, Rajna Manxhukova, e cila i dorëzoi certifikatat dhe përgëzoi universitetin për mbështetjen e vazhdueshme ndaj komuniteteve bullgare jashtë vendit.
Seminari organizohet me mbështetjen e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës në kuadër të Programit Kombëtar Shkencor "Zhvillimi dhe Promovimi i Studimeve Bullgare Jashtë Vendit".
Lexoni më tepër:
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: Universiteti Jugperëndimor "Neofit Rillski"
Publikoi / Publikuan: БНР екип
- #Agjencia Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Shtetit
- #bullgarët jashtë shtetit
- #bullgarisht
- #gjuhë bullgare
- #mësues
- #nxënës
- #pedafogë
- #Programi Kombëtar Shkencor "Zhvillimi dhe Promovimi i Studimeve Bullgare Jashtë Vendit"
- #Seminari Veror mbi Gjuhën dhe Kulturën Bullgare në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit Jugperëndimor “Neofit Rillski”
- #studentë