SHOQËRI

Artikull

INSAIT me një kontribut të ri në zhvillimin e inteligjencës artificiale

Enjte, 17 Korrik 2025, 11:40

INSAIT me një kontribut të ri në zhvillimin e inteligjencës artificiale

FOTO: INSAIT

Madhësia e shkronjave

Instituti i Shkencave Kompjuterike, Inteligjencës Artificiale dhe Teknologjisë (INSAIT) në Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski" prezantoi pesë punime shkencore në Konferencën Ndërkombëtare mbi Mësimin Automatik (ICML 2025), njoftoi qendra e shtypit e universitetit. Dy nga punimet janë përfshirë në programin kryesor të konferencës, dhe tre - në punëtori shkencore të specializuara. INSAIT është i vetmi institucion bullgar me materiale të pranuara në edicionin e këtij viti të ICML, vëren universiteti më i vjetër bullgar.
Artikulli i parë nga programi kryesor analizon pasojat e mundshme të padëshirueshme të aplikimit të modeleve të inteligjencës artificiale në një mjedis praktik. Studimi shqyrton ndikimin e tyre në sjelljen njerëzore në fusha të tilla si vendimet financiare, procese të lidhura me personelin dhe rrjetet sociale. Publikimi i dytë paraqet një sistem të ri për testimin e modeleve gjeneruese, i cili synon të përmirësojë aftësitë e sistemeve moderne të IA-së kur punojnë me probleme logjike dhe matematikore.
Lexoni më tepër në arkivin e Radio Bullgarisë:
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: INSAIT