POLITIKË

Artikull

MPJ mban qëndrim të ashpër pas pranisë së një diplomati në protestën në Sofje

Enjte, 17 Korrik 2025, 14:37

MPJ mban qëndrim të ashpër pas pranisë së një diplomati në protestën në Sofje

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë ka lëshuar një qëndrim pas pranisë së ambasadores gjermane në Bullgari Irene Maria Planck në protestën e mbrëmshme në Sofje kundër ndalimit të kryetarit të bashkisë së Varnës Bllagomir Kocev, raportoi BNR "Horizont".
Ministria theksoi rëndësinë e parimeve të respektit dhe paanshmërisë ndaj proceseve të brendshme politike të vendit pritës si bazë për ruajtjen e tonit të mirë dhe besimit të ndërsjellë midis institucioneve. Pa e përmendur emrin e Irene Maria Planck, ajo u bëri thirrje përfaqësuesve të misioneve diplomatike në vend dhe drejtuesve të tyre të tregojnë vëmendje të veçantë dhe ndjeshmëri profesionale në lidhje me paraqitjet e tyre publike, në mënyrë që të shmangen mundësitë për shfrytëzimin e tyre për qëllime të brendshme politike. "Çdo përfshirje e drejtpërdrejtë ose e tërthortë në proceset politike në nivel kombëtar rrezikon t'i vendosë përfaqësuesit diplomatikë në një pozicion të papajtueshëm me natyrën e mandatit të tyre dhe funksionet e shërbimit diplomatik në tërësi", theksoi Ministria e Punëve të Jashtme.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA