Artikull
Pravets Art Nights bashkojnë artistë të muzikës klasike botërore dhe bullgare
Premte 18 Korrik 2025 02:10
Premte, 18 Korrik 2025, 02:10
FOTO: Pravets Art Nights
Madhësia e shkronjave
Qyteti i Pravecit po bëhet një skenë për muzikën klasike nën qiellin e hapur. Nga 18 deri më 20 korrik 2025, bregu piktoresk i liqenit dhe sheshi qendror i qytetit do të presin edicionin e 20-të përvjetor të Pravets Art Nights - një ngjarje që ka bashkuar adhuruesit e muzikës klasike dhe interpretuesit botëror në një atmosferë elegante, natyrore dhe artistike për dy dekadat e fundit.
Prezantuesja muzikore e festivalit është përsëri Orkestra e Filarmonisë së Sofjes - orkestra kombëtare e Bullgarisë, e dirigjuar nga maestro Najden Todorov.
Festivali hapet me një mbrëmje kushtuar "epokës së artë" të muzikës vjeneze. Në nder të 200-vjetorit të lindjes së Johann Strauss Jr., Orkestra e Filarmonisë së Sofjes do të prezantojë valset, polkat dhe marshimet më të bukura të familjes Strauss.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: Pravets Art Nights
Publikoi / Publikuan: БНР екип