SPORT

Artikull

Sporti i hipizmit pushton vendpushimin Allbena

Premte, 18 Korrik 2025, 03:00

Sporti i hipizmit pushton vendpushimin Allbena

FOTO: horsesportbg.org

Madhësia e shkronjave

Në mes të sezonit të verës, shumë emocione i presin dashamirësit e sporteve të hipizmit në vendpushimin tonë të Detit të Zi, Allbena. Më 18 dhe 19 korrik, atje do të mbahet raundi i dytë i "Kupës Bullgare" në kërcim me pengesa. Për herë të parë, Kupa po mbahet në katër raunde në vendbanime të ndryshme - një format me të cilin Federata Bullgare e Hipizmit synon të zgjerojë gjeografinë e sportit dhe ta sjellë atë sa më afër njerëzve, raporton faqja e internetit Sportal.bg.
Do të ketë pjesëmarrës nga grupmosha dhe kategori të ndryshme. Pritet të garojnë rreth 40 tandemë.
Kupa Bullgare për kërcim me pengesa organizohet nga Federata Bullgare e Hipizmit në partneritet me Ministrinë e Turizmit. Raundet e ardhshme do të jenë në qytetet Jamboll (19 dhe 20 shtator) dhe Petriç (17 dhe 18 tetor).
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: horsesportbg.org