Artikull
Gjykata la në paraburgim kryebashkiakun e Varnës, Bllagomir Kocev, i cili hetohet për korrupsion
Premte 18 Korrik 2025 07:39
Premte, 18 Korrik 2025, 07:39
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Gjykata e Apelit e Sofjes konfirmoi masat parandaluese "arrest në paraburgim" kundër kryetarit të bashkisë së Varnës, Bllagomir Kocev dhe dy këshilltarëve bashkiakë, Nikollaj Stefanov dhe Jordan Kateliev. Biznesmeni Ivajllo Marinov u lirua me kusht. Besohet se rikthimi në detyrë i kryetarit të bashkisë mund të pengojë hetimin. Akuza kundër katër të arrestuarve është për pjesëmarrje në një grup të organizuar kriminal dhe korrupsion në prokurimet publike.
"Si miq të ngushtë në BE dhe NATO, Bullgaria dhe Gjermania mbajnë një dialog miqësor dhe të mbushur me besim." Kështu deklaron Ambasada Gjermane në Sofje me rastin e qëndrimit të shprehur nga Ministria e Punëve të Jashtme në lidhje me praninë e Ambasadores Irene Planck në një protestë në Sofje në mbështetje të kryetarit të paraburgosur të Varnës, Bllagomir Kocev.
"Ambasada Gjermane ndjek të gjitha proceset e rëndësishme politike të brendshme dhe ndonjëherë kjo përfshin mbledhjen e përshtypjeve personale nga protesta të ndryshme. Kjo është arsyeja e vizitës së Ambasadores Irene Planck në protestën e organizuar nga "Drejtësi për të Gjithë", thuhet në mesazhin e ambasadës të publikuar në Facebook.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA