LAJME

Artikull

Programi SAFE i BE-së do të përshpejtojë modernizimin e ushtrisë bullgare

Premte, 18 Korrik 2025, 08:57

Programi SAFE i BE-së do të përshpejtojë modernizimin e ushtrisë bullgare

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Ushtria bullgare po fillon ritmin e saj të përshpejtuar të modernizimit, tha Kryeministri Rosen Zheljazkov nga bordi i fregatës "Verni", i cili mori pjesë në Ditën për Mysafirët e Lartë të stërvitjes "Briz 2025" në Varna.
Javën e ardhshme, qeveria do të diskutojë se në çfarë financimi afatgjatë të BE-së mund të mbështetet në kuadër të programit SAFE për investime urgjente dhe në shkallë të gjerë në teknologjitë dhe industrinë evropiane të mbrojtjes. Fondi vlen 150 miliardë euro. Do të sqarohet gjithashtu se çfarë fondesh nga buxheti kombëtar do të duhet të ndahen për modernizimin e ushtrisë, saktësoi Kryeministri.
Së bashku me Ministrin e Mbrojtjes Atanas Zaprjanov dhe Ministrin e Jashtëm Georg Georgiev, Zheljazkov monitoroi parandalimin e një incidenti dhe zjarri në port, raportoi BTA.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA