Artikull
Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut konfirmuan angazhimin e tyre për të finalizuar Korridorin 8
Premte 18 Korrik 2025 13:37
Premte, 18 Korrik 2025, 13:37
Foto: Ministria e Transportit dhe Komunikacioneve
Madhësia e shkronjave
Në një takim në Bruksel midis përfaqësuesve të ministrive të transportit të Bullgarisë dhe të Maqedonisë së Veriut, të dyja vendet konfirmuan angazhimin e tyre për të finalizuar pjesët hekurudhore që mungojnë të Korridorit 8, njoftoi Ministria e Transportit.
Pala bullgare paraqiti një plan rrugor për përfundimin e Korridorit 8 hekurudhor në territorin bullgar. U përcaktuan momente kyçe, duke përfshirë rihapjen nga Republika e Maqedonisë së Veriut të tenderit për punimet e ndërtimit në pjesën midis Kriva Pallankës dhe hyrjes së tunelit ndërkufitar deri në fund të vitit 2025.
Janë paraqitur për miratim në Agjencinë për Prokurimet Publike dokumentet për nisjen e procedurave të ndërtimit të pjesës që mungon prej 2.4 km në anën bullgare të kufirit - nga Gjueshevo deri në hyrje të tunelit ndërkufitar, si dhe të linjës Pernik - Radomir. Lidhur me projektin e përbashkët për ndërtimin e tunelit ndërkufitar midis Gjueshevos dhe Deve Bair, të dyja palët ranë dakord të krijojnë grupe pune për të finalizuar tekstin e marrëveshjes ndërqeveritare të propozuar nga Bullgaria më 15 janar 2025, deri në fund të korrikut. Nënshkrimi i Marrëveshjes pritet të bëhet këtë vjeshtë.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: Ministria e Transportit dhe Komunikacioneve
Publikoi / Publikuan: БНР екип