LAJME

Artikull

Mbi 120 pjesëmarrës në rikrijimin e Betejës në Buzlluxha

Shtunë, 19 Korrik 2025, 01:55

Mbi 120 pjesëmarrës në rikrijimin e Betejës në Buzlluxha

FOTO: Ivan Sllavov

Madhësia e shkronjave

Për të 11-tën herë radhazi sot, në rrëzë majës Buzlluxha, do të rikrijohet beteja e fundit e vojvodës legjendar bullgar Haxhi Dimitër dhe çetës së tij me trupat osmane në vitin 1868. Kjo u njoftua për Radion Kombëtare Bullgare "Stara Zagora" nga Nikollaj Bajnov nga Shoqata Kombëtare "Tradita" në Kazanllëk. Mbi 120 persona, anëtarë të shoqatës nga mbarë vendi, do të marrin pjesë në rikrijim.
Rikrijimi i betejës së fundit të 18 korrikut 1868, nga 26 pjesëmarrësit e fundit në çetën e Haxhi Dimitër dhe Stefan Karaxha nga një total prej 130 pjesëmarrësish, do të fillojë në orën 11:00 të paradites. Para kësaj, do të shërbehet një lutje në kujtim të atyre që ranë për lirinë e atdheut. Do të shpërndahet edhe një kurban ritual.
Lexoni më tepër në arkivin e Radio Bullgarisë:
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: Ivan Sllavov