Artikull
Torta Garash – një tundim, frymëzim dhe arsye për një festë në Ruse
Shtunë 19 Korrik 2025 04:00
Shtunë, 19 Korrik 2025, 04:00
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Dashnorët e tundimeve të ëmbla e lidhin qytetin e Ruses me magjinë e çokollatës dhe arrave të quajtur torta Garash. Më 13 shtator, në qytetin e Danubitdo të zhvillohet një festë e veçantë kushtuar ëmbëlsirës, dhe tashmë është e qartë se si do të duket logoja e këtij eventi.
Në konkursin për krijimin e një marke tregtare për Festivalin e Tortës Garash morën pjesë 42 pjesëmarrës të cilët treguan kreativitet dhe njohuri për historinë e ëmbëlsirës. Fituesi u bë projekti i Gergana Mollovës, e cila e tregon tortën përpara një imazhi të skicuar të ndërtesës emblematike të qytetit, e ashtuquajtuara “Ndërtesa e të Ardhurave”, dhe slogani është "Torta Garash – Shija e Ruses që nga viti 1885". Autorja e projektit të vlerësuar është nga Ruse, ajo merret me dizajn prej 15 vjetësh dhe punon me porosi për tregun ndërkombëtar.
FOTO: БТА
Ideja për konkursin lindi pas një diskutimi publik kushtuar organizimit të edicionit të katërt të ardhshëm të ngjarjes më të shijshme në qytet. Sipas të pranishmëve, qëllimi i logos është ta shndërrojë Festivalin e Tortës Garash në një markë turistike edhe më të njohur, një simbol kulturor dhe gastronomik të qytetit të Ruses.
Detajet rreth historisë së tundimit të ëmbël, nga vjen emri i tij dhe cila është lidhja e tij me Princin bullgar Batenberg, mund të lexohen në botimin nga koleksioni i Radio Bullgarisë: Torta e njohur “Garash” është krijuar në Bullgari.
Përpiloi: Joan Kolev
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA