EKONOMI

Artikull

Brenda 30 vjetësh, Bullgaria është bërë prodhuesi kryesor i havjarit të zi në Evropë

Shtunë, 19 Korrik 2025, 11:05

Brenda 30 vjetësh, Bullgaria është bërë prodhuesi kryesor i havjarit të zi në Evropë

FOTO: abctb.eu

Madhësia e shkronjave

Bullgaria është prodhuesi kryesor evropian i havjarit të zi dhe konkurron me sukses me liderët tradicionalë Francën dhe Italinë, tha Emill Arabaxhiev, kryetar i Shoqatës së Tregtarëve të Havjarit të Zi, në një intervistë për BTA. Franca është gjithashtu importuesi dhe konsumatori kryesor i delikatesës nga Bullgaria, së bashku me SHBA-në.
Fillimet e kësaj industrie në Bullgari datojnë 30 vjet më parë dhe janë një iniciativë private. Me një çmim prej 1650 euro për kilogram, havjari bullgar është pothuajse gjysmë më i lirë se sa në Evropë, thekson Arabaxhiev. Mbi 15 tonë havjar të zi eksportohen nga vendi çdo vit.
Peshku morun, i cili prodhon havjarin e zi më të shtrenjtë në botë, rritet për 14-15 vjet për të arritur pjekurinë seksuale, dhe gjatë kësaj kohe, kujdesi për zhvillimin e tij është i vazhdueshëm. Specifika është se ky është një investim afatgjatë që kërkon një investim të madh, dhe sipërmarrja fsheh rreziqe.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: abctb.eu