Artikull
Times of India: Bullgaria është një destinacion i shkëlqyer me çmime të përballueshme në Evropë
Dielë 20 Korrik 2025 02:50
Dielë, 20 Korrik 2025, 02:50
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Bullgaria është vazhdimisht ndër destinacionet më të përballueshme në Evropë. Kjo është vënë re nga Times of India në një botim cituar nga Forbes Bulgaria për shtatë vendet më të lira evropiane që çdo udhëtar me një buxhet të kufizuar duhet të vizitojë. Në këtë listë, vendi ynë zë pozicionin kryesor.
"Pavarësisht nëse shijoni diellin në bregdetin e Detit të Zi apo bëni ski në male, këtu merrni një raport të shkëlqyer çmim-cilësi. Sofja kombinon një histori të pasur me një jetë nate të gjallë, dhe të ngrënit jashtë mund të kushtojë vetëm disa euro. Transporti dhe akomodimi janë gjithashtu të përballueshme, duke e bërë Bullgarinë një zgjedhje kryesore për udhëtarët me buxhet të kufizuar", vëren botimi për vendin tonë.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA