LAJME

Artikull

Sasi rekord kokaine e sekuestruar në makinën e një diplomati në kufirin turk

Hënë, 21 Korrik 2025, 06:54

Sasi rekord kokaine e sekuestruar në makinën e një diplomati në kufirin turk

FOTO: Agjencia 'Doganat'

Madhësia e shkronjave

Gjatë operacionit "Orient Expres", oficerët doganorë në pikën kufitare “Kapitan Andreevo” sekuestruan 205.9 kilogramë kokainë — sasia më e madhe e kapur ndonjëherë në kufijtë tokësorë të Bullgarisë, njofton qendra e shtypit e Agjencisë Doganore.
Tre persona janë ndaluar për trafik të paligjshëm: një shtetas bullgar, një diplomat nga Republika Demokratike e Kongos me rezidencë në Bruksel dhe një shtetase belge.
Më 18 korrik, ditën e aksionit, më shumë se 10 000 makina kaluan përmes pikës kufitare. Lëvizja e tyre ishte nën kontroll të rreptë nga kufiri me Serbinë deri në kufirin me Turqinë.
Automjeti i ndaluar kishte targa diplomatike dhe drejtohej nga shtetasi bullgar. Me të udhëtonin diplomati kongolez dhe një grua me nënshtetësi belge. Ata ishin nisur nga Belgjika me destinacion Turqinë.
Gjatë inspektimit, një qen doganor u ndal tek pesë valixhe, ku u zbuluan 179 pako kokaine të fshehura. Vlera e drogës arrin në 18 milionë euro.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: Agjencia "Doganat"